Dy automjete janë përplasur në segmentin e rrugës së Arbrit tek ura e Gjoricës.

Shkak i aksidentit midis fuoristradës së drejtuar nga R. P dhe veturës nga M.L  ishte shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar.

Pavarësisht goditjes së fortë, dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në spitalin rajonal në Peshkopi./tvklan.al