Përplasje mes KLSH-së dhe Financave për nivelin e defiçitit në buxhet

Posta

Përplasje mes KLSH-së dhe Financave për nivelin e defiçitit në buxhet

15:51 11/10/2019

KLSH: Është 2.2% E PBB-së, 420 mln USD detyrime të prapambetura në 2018

Për Kontrollin e Lartë të Shtetit defiçiti buxhetor në vitin 2018 ishte ndër më të ultit në vite, sa 1.6% e prodhimit kombëtar. Nëse aty do të përfshiheshin disa zëra të shpenzimeve, të cilat janë kryer por nuk janë raportuar si detyrime të prapambetura, niveli i tij do të ishte 2.2% e prodhimit të brendshëm bruto.

Gjatë raportimit në Kuvend të buxhetit faktik të vitit 2018, Drejtorja e Përgjithshme e KLSH-së, Lindita Milo tha se detyrimet e buxhetit ndaj të tretëve për vitin e shkuar kapin vlerën e 420 milionë Dollarëve.

Por për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për vitin e shkuar defiçiti ishte në nivelin 1.6% dhe borxhi vijoi trajektoren rënëse, duke arritur në 68% të prodhimit të brendshëm bruto.

Ky është viti i dytë që Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk bie dakord me Ministrinë e Financave lidhur me përllogaritjen e nivelit të defiçitit.

Financat pretendojnë se në momentin e kryerjes së shpenzimeve në fund të vitit, KLSH nuk i ka marrë parasysh pagesat e thesarit, duke i klasifikuar si detyrime.

Në raportin e buxhetit faktik të vitit 2018, KLSH evidentoi po ashtu shkelje në disa kontrata prokurimi nga autoritetet, të cilat janë lidhur me vlerë më të lartë se fondi limit dhe po ashtu zbuloi një faturë prej 12 milionë Dollarësh, që do të paguajnë taksapaguesit për shkarkimet e padrejta nga puna në administratë.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi