Naftëtarët e rafinerisë së naftës në Ballsh janë përplasur me policinë ditën e sotme pasi tentuan të hynin me forcë në uzinë.

Përpara ndërtesës së rafinerisë, ata ishin mbledhur dhe kërkonin të hynin brenda për të nënshkruar në grup kontratat e tyre të punës.

Por teksa po tentonin hyrjen me forcë brenda uzinës, forcat e policisë që ishin vendosur përpara hyrjes dhe kishin krijuar një perimetër, nuk lejuan avancimin e punëtorëve të rafinerisë, gjë që çoi edhe në shtyrje fizike mes tyre.

Naftëtarët shprehen se kërkojnë të marrin rrogat e prapambetura dhe të rifillojë nga puna rafineria.

Ndërsa përfaqësuesit e firmës deklaruan se punëtorët do të nënshkruajnë kontrata individuale dhe më pas do t’u akordohen rrogat e prapambetura, gjë që kundërshtohet nga naftëtarët të cilët fillimisht kërkojnë të marrin pagesat e pashlyera dhe më pas nënshkrimin e kontratës. /tvklan.al