Qyetarët e thirurr nga opozita u përplasën me policinë në protestën e radhës kundër ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Articial.

Në krye të portestuesve ishin deputet e Partisë Demokratike. Tentativa për t’u futur brenda zonës së punimve ka çuar në përplasje fizike mes tyre dhe forcave të policisë.

Dy prej protestuesve humbën ndjenjat.

Depuetët e opozitës thanë se policia ushtroi dhunë edhe ndaj tyre.

Policia shoqëroi në komisariat disa prej protestuesve mes të cilëve edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Ndriçim Babasi, të cilin e ndaloi në një lokal.

Kryetari i Partisë Demokratike reagoi ashpër ndaj kësaj situate, në një konferencë nga Selia Blu.

Pas deklaratës, Basha, disa deputetë dhe mbështetës të opozitës u drejtuan për në Drejtorinë e Policiës së Tiranës ku mbahen protestuesit e ndaluar. Përpara largimit nga Drejtoria e Policisë, Basha tha se opozita do te vijojë protestat kundër projektit të Bashkisë.

Nga ana tjeter Bashkia e Tiranës njoftoi se 3 police femra, pjesë e Policise Bashkiake janë lënduar gjatë protestës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, teksa vizitoi policet në Spitalin Ushtark, shprehu vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund çdo projekti.Sipas Veliajt, tre policet e lënduar kanë dëmtime të ndryshme si pasojë e goditjeve.

Tv Klan