Kate dhe William anulojnë pushimet

Një marrëdhënie që duket aspak paqësore ajo e çifteve Willian-Kate dhe Harry-Meghan.

E komentuar jo rrallëherë në media, së fundmi ajo që i ka përforcuar zërat është anulimi i takimit të Kate dhe William me Mbretëreshën dhe Princ Philip në Skoci.

‘The Sun’ shkruan se ata kanë anuluar pushimet e tyre për të evituar takimin me çiftin tjetër mbretëror.

Sipas të përditshmes, deklarata e Princ Harry në lidhje me dëshirën për të pasur maksimumi dy fëmijë për të mbrojtur mjedisin nuk është pritur mirë nga William, baba tashmë i 3 fëmijëve.

Ndryshe nga Kate, e cila pozoi për “Vogue” në vitin 2016, Meghan refuzoi të ishte në kopertinë duke thënë se vëmendja në kopertinë duhet të ishte për 15 gra që kanë bërë jehonë për çështje të ndryshme.

Mediat aluduan se edhe ky ishte një mesazh për kunatën e saj.

Tv Klan