Përplasje politike në RMV për negociatat




Përplasje politike në RMV për negociatat

21:27 26/06/2022

Opozita kërkon dorëheqje. Qeveria: Po nxitoheni

VMRO – DPMNE, partia kryesore opozitare në Maqedoninë e Veriut, bën përgjegjëse qeverinë e Dimitar Kovaçevskit për dështimin e çeljes së negociatave me BE-në. Opozita kërkoi dorëheqjen e qeverisë pasi sipas saj u negociua plani francez duke anashkaluar Kuvendin.

“Maqedonia dhe Bullgari sot fatkeqësisht po i përjetojnë raportet më të pakëndshme dhe më të tensionuara nga viti 1948 e këtej. Manipulimet e pushtetit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite dhe vlerësojë se duhet t’i vihet fundi manipulimeve, ndërsa më e moralshme do të ishte nëse fundi i atyre manipulimeve i vihet me dorëheqjen e Kovaçevskit, Mariçiqit dhe Bujar Osmanit”.

Në krahun tjetër partia në pushtet LSDM thotë se pretendimet e opozitës nuk qëndrojnë pasi asnjë vijë e kuqe e vendosur nga parlamenti nuk u negociua në bisedimet me Bullgarinë.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM është e përkushtuar në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare. Në zgjidhjen e çështjeve me Bullgarinë, qeveria, institucionet nuk devijojnë nga vijat e kuqe të përcaktuara me Rezolutën e miratuar në Kuvend nga deputetët e të gjitha partive politike”.

Plani francez për heqjen e vetos bullgare u duk se çliroi situatën mes dy vendeve, por edhe pas votimit të Parlamentit në Sofje kanë vijuar debatet politike në Shkup.

Klan Maqedonia










Të ngjashme