Herceptina, preparati që përdoret për trajtimin e të sëmurëve onkologjik ka përplasur me anë të deklaratave në distancë, Partinë Demokratike dhe Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Deputetja demokrate, Orjola Pampuri tha se Herceptina mungon dhe shumë pak pacientë arrijnë të trajtohen.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekëve të shërbimit onkologjik, duke e konsideruar të pavërteta këto akuza.

Në fillim të 2018, Herceptina është përfshirë për herë të parë në listën e barnave të rimbursueshme, për t’ju dhënë mundësinë të gjithë pacientëve të marrin trajtimin në kohën e duhur.

Tv Klan