Aksioni për prishjen e banesave pa leje tek Bregu i Lumit, që preken nga projekti për zgjerimin e Bulevardit të Ri të Tiranës, ka sjellë përplasjen e radhës mes policisë dhe banorëve. Këtë të fundit mbështeteshin nga ish-deputetë të opozitës, që u konfrontuan fizikisht me forcat e policisë.

Një prej banorëve që preket nga ky projekt u shoqërua në komisariat për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe më pas u la i lirë. Ish-deputetët Balliu dhe Brahimllari i cilësuan veprimet e policisë të pa ligjshme.

Pas përplasjeve në zonën e Bregut të lumit Partia Demokratike dorëzoi në Prokurori një kallëzim penal për sjellje brutale të Policisë e Shtetit dhe asaj Bashkiake.

Tv Klan