Një protestë nga ekstremistët e djathtë në Romë të Italisë është shëndërruar në një arenë përleshjesh mes demonstruesve dhe policisë. Protesta u zhvillua në shenjë pakënaqësie për mënyrën e reagimit të qeverisë italiane ndaj pandemisë së koronavirusit.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë për shkak të dëmeve të shkaktuara në ekonomi dhe mbylljen e vendeve të punës.

Ndërkohë, policia përdori gaz lotësjellës për të zbrapsur protestuesit, disa prej të cilëve u arrestuan. Kurse protestuesit u përgjigjën duke hedhur gurë, shishe dhe molotov drejt forcave policore. Sulmeve të ekstremistëve të djathtë nuk u shpëtuan as gazetarët, fotografët dhe reporterët e terrenit, të cilët u etiketuan nga protestuesit si “gazetarë terroristë”.

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar në Itali 33.800 të vdekur dhe 234 mijë të infektuar. Qeveria italiane ka lehtësuar masat bllokuese dhe ka lejuar lëvizjet e qytetarëve drejt rajoneve të vendit, si dhe ka hapur kufijtë. Dyqanet, lokalet dhe restorantet kanë nisur punën.

Po kështu edhe atraksionet turistike kanë filluar së fundmi të mirëpresin turistë. Kryeministri italiane Giuseppe Conte ka thënë se qeveria po punon për të dhënë “pagat e luftës” dhe premtoi se do të hartohet një reformë për taksat e biznesve. /tvklan.al