Rreth 300 anarkistë u përleshën me policinë mbrëmjen e të shtunës në Athinë, gjatë manifestimeve për 45-vjetorin e kryengritjes studentore kundër Juntës ushtarake.

Përleshjet plagosën dy policë e disa manifestues. Manifestuesit sulmuan policinë me bomba molotov në lagjen Ekzarhia e konsideruar si baza e tyre dhe grupimeve të majta.

Përleshje pati edhe para zyrave qëndrore të policisë në Athinë e zona të tjera përreth qendrës.

19 manifestues u arrestuan nga policia. Dhuna nuk u arrit të parandalohej pavarësisht angazhimit të mbi 5 mijë trupave, për të mbajtur nën kontroll manifestimet, që çdo vit shkaktojnë trazira në kryeqytet e qytete të tjera të Greqisë.

Tv Klan