Sfida të lehta në letër për “të mëdhatë” në Europa League

Shorti i Champions League përcaktoi përballje që vlejnë si një finale që në fazën e 1/8-ave. Kampionët e Europës në fuqi, Liverpool do të kenë përballë Atletico Madrid.

Sfida të forta në fazën me eliminim direkt janë edhe Real Madrid-Manchester City, Borussia Dortmund-Paris Saint Germain dhe Chelsea-Bayern Munchen. Nga këto përballje mund të largohen shumë herët nga turneu pretendentë për titullin.

Chelsea me Bayern Munchen diskutuan finalen mes tyre në 2012. Më me fat Juventus që do të luajë me Lyon. Atalanta e Berat Gjimshitit do të sfidojë Valencia, ndërsa Napoli i Elseid Hysajt e ka të vështirë me Barcelona. Takimet do të zhvillohen në muajin Shkurt dhe Mars. Finalja këtë sezon do të luhet më 30 maj në Stamboll.

Në Europa League janë përcaktuar takimet e fazës së 1/16. Short i lehtë për Inter, pasi përballë do të ketë bullgarët e Ludogorets. Italiania tjetër Roma do të ketë si kundërshtar Gent të Belgjikës.

Arsenal do të ketë një sfidë interesante me Olympiacos. Manchester United është shortuar me Club Brugge. Basel i Taulant Xhakës do të përballet me Apoel Nicosia. Ndeshjet e fazës së 1/16 do të zhvillohen në muajin Shkurt. Finalja e Europa League do të luhet më 27 Maj në Gdansk të Polonisë.

Tv Klan