NATO ka deklaruar se ka nisur të tërheqë trupat e saj nga Iraku që luftojnë kundër të ashtuquajtur Shtetit Islamik, që pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, dhe pas sulmeve që kanë nisur tashmë me SHBA.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi të hënën se trajnimi i tyre ishte pezulluar përkohësisht për sigurinë e personelit ndërsa pohoi se do të merren masa paraprake, duke përfshirë edhe ripozicionimin e përkohshëm në vende të ndryshme brenda dhe jashtë Irakut.

NATO prej vitit 2018 është duke drejtuar një operacion në Irak, ndërsa deklaron se do vazhdojë të jetë i angazhuar në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtarë, por duke mos dhenë shumë detaje rreth lëvizjes së trupave, shkruan “The New York Times”.

Disa vende të NATO-s, si Kanadaja, Gjermania dhe Kroacia, kanë njoftuar se po lëvizin trupat e tyre jashtë Irakut, të paktën përkohësisht, për shkak të shqetësimeve dhe pasigurive në këto ditë përplasjesh të forta mes Iranit dhe SHBA. /tvklan.al