Një grua në Arabinë Saudite është arrestuar pasi vrapoi në skenë për të përqafuar një këngëtar gjatë koncertit. Majid al-Mohandis po performonte në një festival në qytetin perëndimor të Taifit, kur gruaja shkoi në skenë.

Videot e postuara në internet treguan momentin kur gruaja po përqafonte këngëtarin ndërsa stafi i sigurisë u përpoq ta ndalonte.

Femrat në Arabinë Saudite nuk lejohen të prekin në publik meshkujt me të cilët ata nuk kanë asnjë lidhje.

Mohandis nuk ka komentuar mbi incidentin. Këngëtari i lindur në Irak, i cili ka gjithashtu shtetësi saudite, vazhdoi të performonte pas incidentit.

Një prokuror publik tani do të shqyrtojë akuzat për ngacmim, tha policia për Okazin, një gazetë saudite dhe agjencinë e lajmeve Efe.

Vendi ka ligje të forta morale lidhur me ndalimin e alkoolit, veshjen dhe ndarjen gjinore./tvklan.al