Anëtarja e grupit “Little Mix” Perrie Edwards është parë në studion e regjistrimit, pasi grupi njoftoi se do të ndalonin së bëri muzikë pas 10 vitesh së bashku.

Që pas këtij njoftimi artistja duket dëshiron të fillojë karrierën muzikore e vetme. 28-vjeçarja ka ndarë një video virale në TikTok ku shfaqet së bashku me kompozitoren Kamille dhe producentin Fred Again.

E pyetur nga fasnat  nëse Perrie po regjistronte vetëm apo me të, Kanille u përgjigj thjesht: “E vetme”. Perrie ende nuk ka komentuar për planet e saj në të ardhmen, por e ripostoi videon e Kamille në Instagram për 14 milionë ndjekësit e saj.

Vendimi i grupit për të marrë një pushim erdhi pasi anëtarja Jesy Nelson zgjodhi të largohej nga “Little Mix”.

Fansat po spekulojnë se ajo po përgatitet për një album.

Klan News