Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Në përroin e Lushnjes që kalon mes përmes këtij qyteti, derdhen edhe ujërat e bardha dhe ujërat e zeza, të cilat përfundojnë në det. Ai ka më shumë se 10 vjet që nuk është pastruar dhe të gjitha këto qëndrojnë me muaj të tërë, duke krijuar shtresa që arrijnë edhe 500 metra mbeturinat e ujërave të zeza.

Ky përrua ngjan më shumë si një moçal, me të vetmin ndryshim se këtu bëhen të gjitha derdhjet inerte, ashtu dhe plehrat e qytetit. Në bashki të thonë se për këtë përrua ka një plan rregullues, jo vetëm për ta pastruar por edhe për të krijuar një lulishte në të dyja anët e tij, për të zhdukur përgjithmonë këtë gjigand plehrash./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego