Përplasjet kriminale mes bandave për të zaptuar pronat në Shqipëri janë një problem shqetësues që kanë marrë vëmendje kohët e fundit. Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan shpjegoi se kanë ndodhur dy fenomene në kohë të ndryshme.

“Deri pak kohë përpara bëhej kjo gjë: Kur përplaseshin, shkonin te Hipoteka përkatëse dhe atje paraqiteshin. Hipoteka nuk përdorte sistem elektronik. E dyta, shikonte kush ishte më i forti ose kush paguante më shumë dhe regjistronte atë. Ai që mbetej, ose do shtyhej më poshtë ose do shtynte ndonjë tjetër dhe ai do sistemohej. Mbetej tjetri dhe do shtyhej dhe ky.

Sot ç’a ka ndodhur? Kanë ndodhur dy gjëra. E para, që mbaroi Shqipëria. E ndanë të gjithën. E dyta, ne po vendosim kontrollin mbi aparatin e brendshëm të institucionit. Në atë palo sistem që kishte Kadastra, kishte 1750 përdorues. Ishte lënë me qëllim që kushdo të hynte. Në momentin që ne e kemi ulur në 850 ata që kanë akses në sistem, nuk kanë mundësi ta shtyjnë më poshtë”, shprehet Artan Lame. /tvklan.al