Përse duhet të konsumoni kërpudha

Përse duhet të konsumoni kërpudha

11:20 15/03/2019

Kërpudhat mund të jenë një aleat shumë i mirë për rininë e trurit. Sipas një studimi mbi 600 persona rezultoi se të konsumosh të paktën 300 gramë kërpudha në javë mund të përgjysmojë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e moshës.

Studimi është kryer nga kërkuesit e Universitetit të Singaporit, të cilët theksojnë se sekreti qëndron në një aminoacid që mund të merret nga ushqimi, kryesisht kërpudhat.

Sipas studimeve rezulton edhe se në pacientë që vuajnë nga humbja e kujtesës apo të tjera shqetësime të këtij lloji, kishte edhe mungesa të theksuara të këtyre substancave në gjak. Studimi ka zgjatur 6 vjet dhe rezultatet janë domethënëse, përsa i përket konsumit të kërpudhave dhe benefiteve që sjellin në shëndetin e trurit dhe mendjes.

Klan Plus
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI