Ervin Zallumi është arrestuar nga Policia e Tiranës ditën e sotme si porositësi i vrasjes së mbetur në tentativë të Mishel Prelës, kundrejt shumës prej 80 mijë eurosh.

Për këtë ngjarje policia arrestoi edhe 4 persona të tjerë, në rolin e ekzekutorit dhe përkrahësit të atentatit.

Por përse e porositi 30 – vjeçari Zallumi, vrasjen e Mishel Prelës?

Sipas të dhënave nga policia mësohet se Mishel Kol Prela më 20 Gusht të vitit 2010 ka plagosur me thikë në Tiranë, Ervin Zallumin. Ky i fundit, ka qëndruar i shtruar në Spitalin Ushtarak për disa muaj për shkak të plagëve të marra.

Më 20 dhjetor të vitit 2010, pra rreth katër muaj pas ngjarjes, policia arriti të arrestonte Mishel Prelën, i cili u dënua më pas nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Marrëdhëniet mes dy palëve, që prej 7 vitesh kanë vijuar të mbeten të tensionuara./tvklan.al

Mishel Prela