Përse gratë vuajnë më shumë nga dhimbja e qafës se sa burrat?

Përse gratë vuajnë më shumë nga dhimbja e qafës se sa burrat?

13:20 06/09/2019

Studiuesit thonë se gratë janë më shumë të prekura nga dhimbja e qafës në krahasim më burrat. Ky fenomen vërehet zakonisht kur përdorin celularin apo pajisje të tjera inteligjente.

Kjo është e lidhur me mënyrën e përdorimit të këtyre pajisjeve. Sipas studiuesve të Universitetit të Arkansas, gratë e mbështesin pothuajse mjekrën në kraharor kur përkulin qafën gjatë kohës që janë duke përdorur celularin. Në krahasim me burrat, kjo tendencë është më e vogël, e për rrjedhojë kanë më pak dhimbje qafe.

Por përse ndodh kjo? Sepse burrat kanë qafë më të gjatë në krahasim me gratë. Pra, gjithçka ka të bëjë me lartësinë e qafës, që sipas studiuesve, është e ndryshme tek dy gjinitë.

“Këshilla jonë për njerëzit në përgjithësi është që të shmangin përdorimin e tepruar të celularit duke ulur kokën poshtë. Gratë duhet të pozicionohen më mirë kur përdorin celular apo pajisje teknologjike“, tha Claire Terhune, autore e studimit. Ky studim është publikuar në revistën “Clinical Anatomy”. /tvklan.al

Të ngjashme