Meshkujt beqarë kanë një aromë trupi më të fortë. Dhe për këtë ka menduar natyra, pasi ky shërben si sinjal për gratë, duke shërbyer në këtë mënyrë si mesazh për gjendjen e lirë, duke rezultuar edhe më mashkullorë.

Në këtë konkluzion kanë mbërritur kërkuesit e universitetit Macquarie në Australi, të cilët studimin e kanë publikuar në revistën Kufijtë ë Psikologjisë.

Duke u nisur edhe nga studimet e mëparshme, sipas të cilave meshkujt beqarë kanë nivele më të larta të testosteronit, analizimet kanë vijuar për të parë nëse edhe aromat trupore kanë lidhje me këtë gjë. Sipas studiuesve përtej ndryshimeve të nivelit të hormonit mashkullor tek meshkujt që kanë një partnere dhe atyre që nuk e kanë, në këto diferenca ndikojnë edhe stilet e ndryshme të jetës.

Edhe në vitin 2013 ishte kryer një studim i ngjashëm, sipas së cilit rezultoi se gratë janë më të tërhequra nga meshkujt me nivel testosteroni më të lartë, por vetëm kur janë në fazën e ovulimit.

Pra, në bazë të studimeve, qeniet njerëzore komunikojnë mes tyre në të gjitha mënyrat dhe femra arrin ta zgjedhë mashkullin me nuhatje.

Klan Plus