Rudina Magjistari, prej vitesh ulet në të njëjtin vend në studion e emisionit të saj “Rudina”, në Tv Klan. Por këtë të mërkurë, ajo u tregua e sjellshme duke ia liruar një mësueseje, e cila gabimisht u ul në vendin e saj.

Rudina: Mirë se erdhe mësuese Sirjusa, ulemi menjëherë…Mësuese, me shumë kënaqësi do të t’jua lija vendin…Ju rrini aty, unë po qëndroj këtu… Mos u bëni merak.

 Sirjusa Dana, mësuese e gjuhës dhe letërsisë në shkollën “Albanian College”, ishte e ftuar për të ndarë një moment shumë të veçantë me nxënësit e saj maturantë. Coronavirusi dhe masat e karantinës bënë që këtë vit ashtu si të gjitha shkollat e tjera në vend të mos zhvillohej as mbrëmja e maturës dhe as procesi i diplomimit.

Ndaj, mësuesja e tyre ka menduar që t`u përgatisë një video me foto e video dhe muzikë me momentet e ndryshme të tyre përgjatë vitit shkollor.

/tvklan.al