“Inatçorët do ta marrin faturën që nuk ja u kam dhënë në këto 8 vite”

Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës që ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë gjatë takimeve me demokatët në Foltoret e tij, që të takohet me bazën e partisë.

Në një konferencë shtypi nga selia blu, Basha u shpreh se e ka të lehtë të mbushë sallën me mbështetës të tij, por nuk dëshiron që të vendosë në pozita inferioriteti Sali Berishën.


Një mesazh e pati edhe për ata persona që i quajti “oportunistë dhe inatçorë”, për të cilët tha se faturën politike do ta marrin në rrugën pa krye ku janë futur.

Kam dalë më shumë se çdo kryetar i PD në këto 30 vite e do të dal përsëri. Por unë nuk jam nga ata që shfrytëzoj momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë e kush i mbush sallat më shumë sepse e di që ajo është garë e lehtë për mua ndhe nuk është e lehtë as ndaj z.Berisha ta vendos në pozitë të tillë inferioriteti. Plus që kjo nuk është midis meje dhe z.Berisha, s’ka qenë kurrë e s’kishte për të qenë kurrë kjo situatë.

Situata dihet fare mirë, vendimnmarja ka ardhur pas një vendmmarrje të SHBA dhe interesit më të mirë të demokratëve dhe të nesërmes së shqiptarëve që nuk mund t’i shërbehet pa një PD të fortë dhe të vendosur për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës dhe masakrës zgjedhore, nuk i shërben përçarja e partisë për interesa personale të Lulzim Bashës dhe as të Sali Berishës. Kjo është arsyeja pse jam vetëpërmbajtur me besimin më të madh se siç jam i qartë unë, siç janë të qartë demokratët, janë të qartë shumica e shqiptarëve dhe me thirrjen ndaj çdokujt që është i paqartë apo i zemëruar të qetësohet dhe të qartësohet. Ndërsa oportunistëve dhe inatçorëve ju them që rruga pa krye ku jeni futur dhe abuzimi që i bëni gjendjes aktuale të ish-kryetarit historik, do t’ju vijë me faturën që s’ja u kam dhënë këto 8 vite“, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha. /tvklan.al