Një okulist ka treaguar rreziqet që ju kanosen nëse gjatë natës flini me lentet në sy. Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi tronditëse të pacientëve të tij se çfarë kanë pësuar kur nuk kanë hequr lentet e kontaktit gjatë natës.

Mjeku Patrick Vollmer nga Karolina e Veriut në SHBA, ka treguar shembullin e një gruaje, që në foto duket qartë se bakteret i kanë ngrënë kornean e syrit.

Sipas tij, kjo sëmundje është rezultati i drejtpërdrejtë i mbajtjes së lenteve gjatë gjumit. Pacientja është kuruar me antibiotikë, megjithatë okulisti pranon se me shumë mundësi gruaja do të ketë një humbje të përhershme të shikimit.

“Njerëzit duhet t’i shikojnë këto foto që të jenë të vetëdijshëm se çfarë ndodh nga keqpërdorimi i lenteve të syve”,

thotë mjeku Patrick Vollmer.

Infeksionet e rënda që shfaqen në sy nga përdorimi i gabuar i lenteve ndikojnë në rreth 1 në çdo 500 përdorues në vit. Në SHBA, rreth 45 milionë amerikanë përdorin lentet e kontaktit.

/tvklan.al