Përse nuk duhet të ndryshojë ora

Posta

Përse nuk duhet të ndryshojë ora

11:06 06/11/2019

Ora ligjore nuk përputhet me orën biologjike të njeriut. Si pasojë kjo e fundit humb sinkronizimin me dritën diellore, duke shkaktuar probleme në organizëm, të cilat në dukje shihen si të parëndësishme. Madje efektet negative të ndërrimit të orës mund të zgjasin edhe disa muaj me radhë, veçanërisht tek fëmijët e spektrit autik.

Gjithashtu ndryshimi me një orë është i lidhur me rritjen e rrezikut të prekjes nga iktus, atake kardiake dhe e ul mesatarisht kohën e gjumit me 15-20 minuta ditët e para që hyn në fuqi. Madje autorët e studimit të fundit mbi këtë argument theksojnë se nuk bëhet fjalë për ndryshimin e vetëm një ore dy herë në vit, por është një çorientim i orës biologjike për 8 muaj të vitit, duke krijuar kështu një impakt mbi funksionet cerebrale si energjia dhe reflekset.

Studimi është rezultat i punës kërkimore të universiteteve të Vanderbilt dhe atij të Pensilvanisë dhe është editoriali i numrit të fundit në revistën shkencore Jama Neurology.

Klan Plus


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT