Besojeni ose jo, veshët tanë pastrohen vetë. Teksa herë pas here mund të bëhen me pak dyll, mjekët profesionistë janë kundër përdorimit të kunjave me pambuk për pastrimin e tyre.

Në fakt, dylli është mik i mirë, pasi i pastron veshët nga bakteret e papastërtitë. Megjithatë, ndonjëherë njerëzit prodhojnë më shumë seç duhet, e kjo bën që t’i drejtohen këtyre kunjave prej pambuku për t’i pastruar.

Duke marrë shkas nga një pacient të cilit i hoqën një copëz pambuku që i kishte ngelur në kanalin e veshit, Mjeku Kunal Karade këshillon të gjithë njerëzit që të bëjnë kujdes.

pambuku ne vesh

Pacienti në fjalë, kishte prej 5 ditësh që pambuku i kishte ngelur thellë në kanalin e veshit dhe vajti tek mjeku pasi ishte bllokuar dhe kishte djegie.

Sipas ekspertëve, pastrimi i veshëve me kunjat e pambukut rrezikon që të dëmtojë sistemin natyral të pastrimit të tij.

Nëse dylli është i tepër dhe ju krijon bezdi, atëherë më e mira që mund të bëni është t’i pastroni veshët tek mjeku./tvklan.al