Gara e PD-së ishte në fokus të diskutimeve këtë të enjte në emisionin “Opinion”. Të ftuar në studio ishin kandidatët për kryetar partie të cilët shpalosën idetë e tyre që kanë për selinë blu.

Ndër to e ftuar ishte edhe Edit Harxhi, por për shkak të një angazhimi nuk mundi të ishte e pranishme në studio.

“Edit Harxhi pritej të vinte, e kishte konfirmuar, por mbështetësit e kanë mbajtur pak më shumë se sa duhet në Lezhë se sa entuziazmi dhe nuk ka arritur dot në momentin e duhur”, tha Blendi Fevziu.  

Më herët për zgjedhjet në PD ishin të ftuar kandidatët Agron Shehaj e Fatbardh Kadilli. Një ftesë kishte shkuar edhe për Lulzim Bashën, por Fevziu tha se nga ana e tij nuk ka patur një përgjigje./tvklan.al