Më 6 Shkurt aktorja turke Hazal Kaya i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen e saj 5-vjeçare me Ali Atayn. Në ditën e saj më të lumtur, Kayanë nuk e lanë vetëm kolegë të shumtë me të cilët ka luajtur në shumë seriale përgjatë viteve.

Me të ftuarve të shumtë ishin edhe kolegët me të cilët ajo ka luajtur në serialin “Dashuri e Ndaluar” nga viti 2008 në vitin 2010, por syve të mprehtë të gazetarëve nuk u shpëtoi mungesa e Beren Saat.

Pak ditë pas dasmës, programi “2. Sayfa” pretendon se e ka zbuluar të vërtetën lidhur me këtë mungesë. Hazal Kaya në rolin e “Nihal” dhe Beren Saat në rolin e “Bihter” kanë luajtur për më shumë se 2 vite në të njëjtin serial dhe nga e njëjta shtëpi, por pavarësisht kësaj ato nuk kanë qenë kurrë të afërta.

Dy aktoret e famshme raportohet se nuk janë takuar kurrë me njëra-tjetrën pas përfundimit të serialit në vitin 2010. Si pasojë e kësaj marrëdhënie të ftohtë, Saat nuk e ka ftuar Kayanë në dasmën e saj në vitin 2014, pavarësisht se disa kolegë të tjerë ishin të pranishëm. Pothuajse 5 vite më vonë, tashmë ishte radha e Kaya që t’ia kthejë me të njëjtën monedhë duke mos e ftuar në dasmë. /tvklan.al