Drejtori i E&B Consultancy, Besat Xhaferri, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur sot për largimin e shqiptarëve. Xhaferri tha se në Shqipëri është e pamundur që të vijnë studentë nga vendet e tjera të studiojnë këtu.

Ai ka treguar disa nga mangësitë e sistemit për të pranuar studentët e huaj, ku një prej tyre është provimi i gjuhës shqipe dhe pse studimet mund të bëhen anglisht.

 “Unë kam një agjenci që çon student nga Ballkani, jashtë. Dhe që të studentë në Shqipëri nga jashtë e kam të pamundur. E dini ju që për të ardhur një  student që të studiojë në anglisht në universitete shqiptare këtu, nuk sjellin dot.

Që të vij një student që të studiojë këtu në anglisht duhet të mbrojë provimin e maturës shqiptare, shqip. Dhe aplikimi duhet të bëhet dorazi në Ministrinë e Arsimit, jo online. Për të ardhur këtu duhet të marrë vizë, ne kemi vetëm 30 ambasada. Mos të flasim për lejet e qëndrimit, kjo është katastrofë”, tha Xhaferri.

Më tej ai ka folur dhe për lehtësitë e vendeve të tjera për të shkuar studentë të huaj. Po ashtu Xhaferri tha se shqiptarët janë shumë racistë dhe nuk i duan të huajt./tvklan.al