Shkak kryesor, ndryshimet demografike në vendet e Azisë

Epidemitë dhe pandemitë e viteve të fundit kanë gjithnjë origjinën nga vendet aziatike apo ato afrikane. Dhe koronavirusi i ri COVID-19 lindi pikërisht në Kinë dhe prej andej ju deshën 2 muaj për të infektuar mbarë botë e duke futur ne karantinë globale një miliard njerëz.

Gjatë 20 viteve të fundit janë verifikuar 3 epidemi të ndryshme të një varianti të familjes koronavirus dhe koha mes njërës e tjetrës shkurtohet gjithnjë e më tepër. Sipas ekspertëve në një artikull të The Conversation, të viruseve zoonotikë, pra që kalojnë nga kafsha tek njeriu, motivi qëndron pas rritjes ekonomike të vendeve aziatike, që sjell automatikisht urbanizim të përshpejtuar.

Në Azi e Afrikë jeton 60% e popullsisë botërore dhe vetëm në 10-vjeçarin e fundit procesi i urbanizimit numëron zhvendosjen nga fshati në qytet të 200 milionë njerëzve vetëm në pjesën e Azisë lindore. Por urbanizimi sjell shpyllëzim dhe shkatërrim të habitatit, që i shtyn kafshët e egra të afrohen gjithnjë e më tepër me qendrat e banuara. Dhe lakuriqët e natës janë mbartës perfektë të viruseve, por shpyllëzimi sjell edhe prishjen e ekosistemit, pasi si pasojë e tij zhduken gjahtarët në mbretërinë e kafshëve, duke bërë që të shumohen brejtësit, që janë bartës kryesor të shumë viruseve.

Tjetër problem i lidhur më të mësipërmin, është edhe niveli i higjienës dhe kontrolleve sanitare  në sistemet e blegtorisë dhe bujqësisë, që shpesh janë të prapambetura e për pasojë edhe infektimin e njerëzve nga mikrobe të ndryshme.

Klan Plus