Përse po ulet niveli i ujit te Liqeni Artificial? Reagon UKT: Po bëjmë zbrazje të kontrolluar



Përse po ulet niveli i ujit te Liqeni Artificial? Reagon UKT: Po bëjmë zbrazje të kontrolluar

19:04 03/05/2021

Ditët e fundit është vënë re ulje e nivelit të ujit në Liqenin Artificial në Tiranë. Pas shqetësimeve të qytetarëve se liqeni po thahet, ka reaguar Ujësjellës Kanalizime Tiranë, duke njoftuar se po bëhet zbrazje e kontrolluar e liqenit.

Në një njoftim për mediat, UKT bën me dije se do të rikontruktohet porta e digës së Liqenit Artificial.

Procesi fillestar i rikonstruksionit të portës së digës kërkon një zbrazje të kontrolluar të liqenit. Sipas UKT, ky proces ka nisur këtë fundjavë dhe do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

“Me përfundimin e rikonstruksionit dhe riparimeve të nevojshme, niveli i ujit në liqen do të rikthehet në parametrat normalë”, njofton UKT.

Rikonstruksioni do të përfshijë edhe riparimin dhe zëvendësimin e portave fundore të shkarkimit dhe vendosjen e pajisjeve elektro-mekanike për ngritjen dhe uljen e portave.

Po ashtu, edhe riparimin apo zëvendësimin e pllakave të betonit në skarpatën e sipërme të digës. /tvklan.al







Të ngjashme