Qindra mësues dhe nxënës nuk arritën të bënin mësim online këtë të hënë. Shkak u bë bllokimi i platformës mësimore Akademi.al. Përfaqësuesi i kësaj platforme, Dean Çelaj, në një lidhje me emisionin “Opinion” sqaroi shkaqet e këtij bllokimi dhe se çfarë duhet të bëni në rast se kjo përsëritet.

Sot më thonë që platforma ka pasur një bllokim, çfarë ndodh kur bllokohet platforma e komunikimit online?

Ne e kemi ndarë platformën, kemi një server që mban faqen e reklamës dhe një server shumë herë më i fuqishëm, që mban tamam platformën, aplikacionin. Sot, në atë moment kanë qenë diku tek 600 mijë klikime, kështu që faqja që ne mbajmë faqen reklamuese ra. Por aplikacioni që mban mësimin online, që aksesohet tek app.akademi.al, ajo nuk ka rënë në asnjë moment dhe kjo është bërë vetëm për çështje kostosh.

Si e sqaroj unë një prind apo një të ri që më thotë të njëjtën gjë, që më ka rënë, pra çfarë duhet të bëjnë ata në një rast tjetër të ngjashëm?

Ne për momentin e kemi hequr fare atë faqen e reklamës. Të gjithë user-at kur futen tek akademi.al kalojnë direkte tek aplikacioni, nuk është më faqja e reklamës. Për herë tjetër, nëse kjo gjë ndodh të futen në app.akademi.al./tvklan.al