Estetika ndikon shumë mbi syrin, edhe kur bëhet fjalë për ushqimin. Arsyeja është e thjeshtë, ushqimi i bukur në pamje, për psikologjinë e njeriut është edhe më i shëndetshëm. Autorja Linda Hagen e Universitetit South California, e nis studimin duke u bazuar në një konkluzion të rrënjosur thellë në natyrën njerëzore: ne jemi të tërhequr nga bukuria dhe ndjejmë kënaqësi ta shohim e ta admirojmë, pavarësisht sesa na shërben apo jo.

Mirëpo përsa i përket ushqimit, çështja duhet të jetë paksa ndryshe, sepse ajo çka na ushqen, pikë së pari duhet të na bëjë mirë, pra të jetë e shëndetshme për organizmin. Duke u bazuar në këtë perceptim, ideja e publicitetit të ushqimit duke e treguar gjithnjë e më shpesh të bukur dhe perfekt, duket sikur është kontradiktore.

Por është një aspekt i idesë së bukurisë, për shembull simetria dhe rregullsia, që njeriu ka tendencën ta lidhë në mendjen e tij në mënyrë të pandërgjegjshme me natyrën, gjë që automatikisht skema mendore që krijohet është bukuri-natyrale-natyre. Këtu qëndron sekreti sipas kërkuesve. Dhe shkencërisht është kjo arsyeja që ne zgjedhim gjithnjë ushqimet që kanë rregull, ngjyrë apo edhe paketim më të bukur, edhe në rastet kur cilësia është e njëjtë. Pas eksperimenteve, ka rezultuar se bukuria ndikon shumë në perceptimin e shijes.

Kjo është arsyeja që edhe marketingu bombardon kaq shumë syrin e konsumatorit, pasi ushqimi, përveçse nevojë primare dhe burim i ekzistencës, është kthyer edhe në obsesion kulturor.

Klan Plus