Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka tërhequr vëmendjen e publikut me këngën më të re të titulluar “M’ke harru”,  në bashkëpunim me repisten e re Marsi Gjini. Të ftuara tek “Rudina”, këngëtaret folën më shumë rreth mbulimit me shami në klipin e tyre më të fundit.

Çiljeta Xhilaga: Jam shumë ndryshe unë këtë herë, si në videoklip, në stil i jam përshtatur pak edhe këngës, në stilin arab. Se e di që njerëzit do t’a interpretojnë “po kjo tashi u mbulua”, por nuk ka lidhje fare me këtë pjesë. Kënga është pak stil arab.

Rudina Magjistari: Po pse këtë lloj gjinie?

Marsi Gjini: Është ‘loop’ arabe, të cilën e ka marrë producenti im dhe e ka punuar nga zero.

Më tej Çiljeta ka treguar se kishte dy vite që e ëndërronte të dilte e mbuluar me shami në videoklip.

Rudina Magjistari: Po cili është mesazhi i videoklipit dhe pse? I rikthehem edhe njëherë se sa më shumë shikojmë imazhet edhe xhirimet në backstage, pavarësisht se ato nuk janë mbulime, por gjithsesi është luajtur me atë ide.

Çiljeta Xhilaga: Kënga kishte nuanca Arabie brenda dhe unë kisha rreth dy vjet që e kisha ëndërr të dilja njëherë në klip me atë lloj versioni. Jemi frymëzuar nëpër Instagram, e duke parë variante Arabie me atë gjënë në fytyrë. Kështu që e solla në një variant pak modern duke iu përshtatur këngës, se po mos të kishte lidhje kënga, as unë nuk do të isha përshtatur./tvklan.al