Ngjarja është cilësuar nga familjaret e njëjtë si ajo e George Floyd që humbi jetën verën e kaluar

Një tjetër person ne Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vrarë nga policia.

Mario Gonzalez, 26 vjeç, dëgjohet duke u ankuar dhe duke bërtitur ndërsa u përplas për tokë për disa minuta. Një oficer shihet duke vendosur bërrylin në qafë dhe njërin gju në shpatull. Policët ndërhynë pas disa njoftimeve për një burrë të dehur ndodhej në një park. Gonzalez sipas autoriteteve nuk i është bindur urdhrit.

Pamjet lëshuar nga Departamenti i Policisë Alameda tregon oficerë duke mbajtur Mario Gonzalez para për më shumë se pesë minuta.  Videoja tregon oficerët dhe dëshmitarët që përpiqen ta sjellin atë në jetë. Ngjarja ka ndodhur në datën 19 Prill, por pamjet janë publikuar më vonë.

Të tre oficerët që iu përgjigjën thirrjes janë vendosur në pushim administrativ nga zyra e Qarkut Alameda e cila po heton vdekjen e Gonzalez. 26-vjeçari humbi ndjenjat dhe më pas ndërroi jetë në spital, një vdekje që familja e tij e cilëson si si George Floyd që humbi jetën verën e kaluar. 

Disa ekspertë të zbatimit të ligjit kanë ngritur pyetje serioze në lidhje me taktikat e policisë. Kujtojmë se edhe një 13-vjeçar humbi jetën teksa u vra nga policia nën dyshimet se kishte armë me vete.

Klan News