Një çift britanik ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Salisbury pas kontaktit me substancën e rrezikshme Noviçok. Bëhet fjalë për të njëjtën substancë, që dyshohet se është përdorur nga Moska për helmimin e ish-agjentin rus Sergei Skripal dhe të bijën Julia në fillim të Marsit.

Charlie Rowley dhe Dawn Sturgess përkatësisht 45 dhe 44-vjeç u gjetën të shtunën në gjendje të rëndë shëndetësore në një banesë në qytetin anglez. Zyrtarët e policisë thanë se atyre u dilte shkumë nga goja dhe e kishin humbur vetëdijen thuajse krejtësisht.

Me të njëjtat simptoma u gjendën edhe familjarët Skripal më 4 Mars. Nga analizat e kryera përgjatë gjithë javës, hetuesit britanikë arritën në përfundimin se edhe çifti i të dashuruarve Rowley – Sturgess ishin helmuar me Noviçok.

Tv Klan