Sonda e NASA-s në kërkim të sedimenteve të lashta

Zhurma e erërave është regjistrimi i parë zanor i ardhur ndonjëherë në planetin tonë nga Marsi.

Regjistrimi është dërguar nga sonda “Perseverance”  që u ul mbi sipërfaqen e planetit të kuq javën e kaluar.

Kjo është sonda e parë marsiane e NASA-s që ka dy mikrofonë. Regjistrimi u bë pak minuta pas uljes në Mars, kur sonda dërgoi edhe imazhet e para.

Shkencëtarët synojnë që përmes kësaj sonde që shoqërohet edhe nga helikopteri i vogël të kryejnë studime gjeologjike të detajuara në kërkim të sedimenteve të lashta, në të cilat shpresojnë të zbulojnë gjurmë jete.

“Perseverance”  ka motorë të fuqishëm dhe është e pajisur me 5 kamera në pjesë të ndryshme të saj për të dërguar imazhe me ngjyra.

Tv Klan