Shkencëtarët synojnë të zbulojnë nëse në Mars ka pasur jetë

Sonda “Perseverance” ose “Këmbëngulja” e Agjencisë Amerikane të Hapësirës zbarkoi me sukses në një krater të planetit Mars, të emëruar sipas qytetit të Bosnjes, Jezero.Kjo është vizita e tretë në planetin e kuq në pak më shumë se një javë.

“Wow. Kjo është një ditë e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur për këtë arritje nën rrethana sfiduese”, tha drejtori në detyrë i NASA-s, Steve Jurczyk.

Sonda me gjashtë rrota, më e madhja dhe më e avancuara e NASA-s, u ul të enjten, pas një udhëtimi 7 mujor prej 470 milionë kilometrash nga Toka. NASA i është bashkuar Agjencisë Europiane të Hapësirës, për të sjellë shkëmbinj nga Marsi, që mund të tregojnë nëse ka ekzistuar ndonjëherë jetë në planetin Mars.

Kjo është një ditë historike për 1,000 banorët e qytetit boshnjak Jezero. Ky emër iu dha kraterit të gjerë 49 kilometra, që mendohet se dikur ka qenë i mbuluar nga uji. Jezero në disa gjuhë sllave do të thotë liqen.

“Perseverance” është anija e nëntë kozmike që zbarkon me sukses në Mars, të gjitha nga Shtetet e Bashkuara. Dy anije të tjera kozmike nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga Kina u futën në orbitën e planetit të kuq javën e kaluar.

Klan News