“Përshëndetje, shpejtësi”, iPhone me rrjet 5G



“Përshëndetje, shpejtësi”, iPhone me rrjet 5G

14:10 08/10/2020

Kompania e teknologjisë Apple ka njoftuar se do të mbajë ngjarjen më te madhe të saj, në të cilën do të bëhet lançimi i produktit të vitit. Gjigandi i teknologjisë ka bërë të ditur se nën titullin “Përshëndetje, shpejtësi”, me datë 13 tetor, do të prezantojë katër iPhone të ridizejnuar me rrjet 5G.

iPhonet e ri, do të kenë kamera të azhurnuara, procesorë më të shpejtë dhe ekrane në madhësi të ndryshme.

Ngjarja që do të mbahet online nga kompania, do të jetë e dyta për këtë vit. Pas prezantimit të iPad Air të ri dhe orave Apple të përditësuara.

Telefonat e rinj që do të prezantohen do të kenë një dizajn komplet ndryshe nga ata që jemi mësuar. Ndryshimi pritet të jetë në formën e telefonit ku mendohet se do të vendosen anësore katrore për të zëvendësuar ato të rrumbullakosura. Të katër modelet do të ndahen në dy versione të nivelit fillestar dhe dy variacione Pro.

Apple, poashtu planifikon të shtojë në modelet më të shtrenjta një skaner Lidar, i cili do të përmirësojë dukshëm fotografinë.

Pavarësisht nga një zgjerim i shpejtë që Apple ka bërë në shërbime dhe pajisje të reja, iPhone vazhdon të mbetet produkti më i rëndësishëm i kompanisë. Telefoni i mençur gjeneron rreth gjysmën e të ardhurave të Apple dhe është drejtuesi kryesor i shitjeve për AirPods dhe Apple Watches.

Ndërsa, mbështetja që do të vjen për iPhonet e rinj me valë 5G, do të vendosë kompaninë në një konkurrencë të re me ofertat edhe ndryshimet e fundit të kompanive Samsung, Google dhe të tjera./tvklan.al




Të ngjashme