Dhjetëra mijëra mbështetës të udhëheqësit të protestave në Armeni, Nikol Pashinyan, janë përgjigjur në thirrjen e tij për mosbindje civile, duke bllokuar rrugët kyçe dhe ndërtesat qeveritare.

Pashinyan ka udhëhequr për javë të tëra protesta anti-qeveritare që e detyruan ish-kryeministrin Serzh Sargsyan të japë dorëheqjen.

Ai bëri thirrje për një grevë të përgjithshme pasi deputetët e partisë në pushtet refuzuan ta mbështesin atë si kryeministër të përkohshëm të martën.

Protestat nisën në të gjithë kryeqytetin Yerevan si edhe në qytetin Gyum.  

Disa prej atyre që morën pjesë në protestat në ish-shtetin sovjetik, me 2.9 milion njerëz, ishin nxënës të shkollave. Shteti i Kaukazit Jugor, një aleat i ngushtë i Rusisë, ndan kufijtë me Turqinë dhe Azerbajxhanin./tvklan.al