13 të vrarë dhe 50 të plagosur nga sulmi me raketa

Një sulm me raketa armene rrafshoi disa shtëpi banimi në qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit, Ganja të Shtunën.

Ministria e Emergjencave në Azerbajxhan bëri të ditur se dy predha goditën ndërtesa apartamentesh, duke vrarë 13 civilë dhe duke plagosur më shumë se 50 të tjerë.

Sulmi me raketa shënon një përshkallëzim të konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për krahinën e Nagorno-Karabakut, ku deri më tani numërohen rreth 630 viktima, ushtarakë dhe civilë.

Tv Klan