Lufta mes administratës së presidentit amerikan Donald Trump dhe drejtuesve të Universitetit të Harvardit jo vetëm që nuk ka ndërmend të ndalet, por edhe ka marrë një kthesë të re.

Administrata e Presidentit ka kërcënuar se do të ndalojë Universitetin amerikan të Harvardit të regjistrojë studentë të huaj nëse nuk pranon t’i nënshtrohet një auditimi në lidhje me pranimet e studentëve, rekrutimin akademik dhe orientimin e tij politik.

Harvardi bëri bujë të hënën duke u bërë universiteti i parë që kundërshtoi një sërë kërkesash të bëra nga administrata Trump. Administrata Trump u hakmor me shpejtësi duke njoftuar se do të ngrinte më shumë se 2 miliardë Dollarë fonde dhe kontrata shumëvjeçare me universitetin. Jo vetëm kaq por CNN bëri me dije të mërkurën se po planifikonte të hiqte vendimin për përjashtimin nga taksat për këtë universitet.

Politikanë të shumtë demokratë dhe universitete të njohura në të gjithë vendin kanë shprehur mbështetje për Harvardin, por administrata e Trump ka këmbëngulur që universiteti të kërkojë falje.

Bllokimi i fondeve për universitetin ngre pikëpyetje se sa larg është e gatshme të shkojë administrata e Presidentit. Sido që të ndodhë, një betejë ligjore ka të ngjarë që të hapet në të ardhmen dhe shumë akademikë priten të ngrejnë padi.

Klan News