Njësia Fast Albania në Policinë e Shtetit ka zhvilluar sot një operacion ku në përfundim të të cilit është arrestuar një 40-vjeçar. Policia njofton se G.M. 40-vjeç ishte shpallur në ndërkombëtar nga autoritetet kosovare, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

I arrestuari edhe pse ishte në kërkim strehohej në një banesë me qira, në rrugën “Jordian Misja” në Tiranë.

Në zbatim të kërkesës së ardhur nga ILECU Kosovë, për kapjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore, FAST ALBANIA, DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, bazuar në informacionet e marra më parë nga FAST ALBANIA, për 40-vjeçarin, i cili fshihej në Tiranë, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasit G. M., 40 vjeç, banues në Kosovë“, theksohet në njoftim. .

Po ashtu mësohet se ky person dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga Kosova./tvklan.al