Grabitet familja e biznesmenit

Autorët i morën 10 mijë Euro dhe i rrëmbyen djalin
Foto ilustrim

Tre persona të armatosur dhe maskuar kanë hyrë në banesën e një biznesmeni në lagjen nr. 14 Shkozet, Durrës.

Pasi kanë lidhur dy bashkëshortët, autorët kanë grabitur shumën prej afro 10 mijë Eurosh, ndërsa në ikje kanë marrë peng edhe djalin e çiftit. Këtë të fundit e kanë lënë të lirë vetëm pak kilometra larg banesës.

Asnjë prej familjarëve, sipas policisë nuk është lënduar fizikisht. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave me qëllim identifikimin dhe më pas arrestimin e autorëve.

Tv Klan

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*