Mesditën e sotme rreth orës 12:30, në Sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, një punonjës i Bashkisë Mat, ka njoftuar se është thyer xhami i zyrës së gjendjes civile dhe më pas është hapur dritarja e kësaj zyre.

Menjëherë në vendngjarje janë gjendur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e dritares, kanë këputur hekurat e dritares dhe kanë hyrë në zyrën e gjendjes civile.

Personat ende të paidentifikuar  kanë vjedhur kasafortën që ndodhej në zyrën e gjendjes civile ku brenda saj kishte vetëm pulla që shërbejnë për dhënie certifikate si dhe një sasi të vogël vlerash monetare që ndodheshin jashtë kasafortës.

Sipas deklarimeve paraprake të marra nga një punonjësi i gjendjes civile deklaron se në kasafortë ndodheshin vetëm pulla dhe asnjë material tjetër.

Kasaforta ku ndodheshin vulat e zyrës së gjendjes nuk është prekur.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./tvklan.al