Personat obezë, më të rrezikuar të preken nga sëmundjet

Posta

Personat obezë, më të rrezikuar të preken nga sëmundjet

21:43 14/10/2019

Obeziteti përbën tashmë epideminë më të re që po pushton heshturazi planetin. Personat që janë mbipeshë ose obezë kanë më të riskuar nga problemet e shëndetit sesa personat që kanë një peshë normale.

Në ditën botërore të obezitetit, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se numri i personave mbipeshë sa vjen e rritet. Por një fakt që tashmë është shumë shqetësues janë edhe moshat e reja të cilat nisin nga 5-19 vjeç.

Studimi i fundit i ISHP-së tregon se 22% e fëmijëve 8-9 vjeç janë mbipeshë dhe 10 % e tyre të shëndetshëm, të cilët kanë edhe një trup më të zhvilluar se mosha që kanë.

Gjithashtu obeziteti është edhe nga shkaktarët kryesore të shumë sëmundjeve, si për shembull sëmundjet e zemrës, të mëlçisë, diabetin, hipertensionin, kancerin, pengim në frymëmarrje.

Të paktën 208 milionë njerëz vdesin nga kjo sëmundje. Ndaj në këtë ditë bëjnë apel që të ushqehemi sa më shëndetshëm dhe të kemi një aktivitet fizik sidomos tek fëmijët të cilët bëjnë një jetë sedentare.

Sipas parashikimeve të OBSH, në vitin 2025 do të jenë 2.7 miliardë njerëz në të gjithë botën që do të vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi