Blendi Gonxhe, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është befasi për gazetarin Armand Shkullaku, aq sa është e tillë për të dhe krijimi i një ministrie të tillë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shkullaku thotë se Goxhe është një personazh politik dhe publik i angazhuar prej vitesh në politikë.

Blendi Fevziu: A ishte befasi kthimi i Gonxhes?

Armand Shkullaku: Po, ministër ishte një lloj befasie. Më befasi ishte ministria vetë, unë do e kisha gjetur me kuptim nëse do të ishte ministër i Ekonomisë dhe Turizmit, meqë janë 2 sektorë që ndërlidhen, por i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndoshta jemi i vetmi vend që kemi bashkë…

Ornela Çuçi: Në fakt është koncepti anglez i ekonomisë krijuese në njëfarë mënyrë. Aktualisht, në Angli është parë që 30% të ardhurave të buxhetit të shtetit vjen prej nga shfrytëzimit të aseteve të trashëgimisë kulturore dhe të inovacionit.

Armand Shkullaku: A ka një ministri në Angli që është e Ekonomisë dhe Kulturës?

Ornela Çuçi: Nuk ka, është koncepti i fundit anglez.

Armand Shkullaku: Pra, jemi rast unikal, këtë doja të thosha, pavarësisht konceptit. Futja e Gonxhes në ekzekutiv ka vetëm nëse do e quaja si pozitiv që ka të bëjë me futjen në përfaqësim të njerëzve që kanë një profil politik, publik. Gonxhe është një personazh i bërë vetë. Gonxhe ka qenë në zhermet e politikës, ka qenë i tillë me ulje dhe ngritje. Nuk është gogël. Qoftë kur ka qenë shef kabineti në 98-2000, qoftë kur ka qenë nënkryetar bashkie, nga e cila iku për të ruajtur kokën e Ramës, u bë kurban Gonxhe kur u bë mocioni në Këshillin Bashkiak për shkarkimin e Ramës për digën e liqenit, ka qenë një personazh kontravers. Gonxhe është nga ata personazhe që është aktiv, ka vullnet./tvklan.al