Antropologë, historian arti dhe artistë përbëjnë grupimin që janë angazhuar për të dhënë një këndvështrim të tyrin mbi politikat e trupave të të vdekurve në Shqipërinë post-socialiste.

“Përtej varrezave”, titulli i këtij hulumtimi i përbërë nga disa tema analizon mënyrën se si Tirana apo e gjithë Shqipëria i kujton paraardhësit e saj duke këqyrur mjediset përkujtimore, skulpturën e parkut në kujtim të një personaliteti, shfrytëzimin e hapësirës publike për të lajmëruar apo për të denoncuar vdekjen e deri te godina si Teatri Kombëtar apo Piramida, mishërime fizike të traumave kolektive që ende nuk janë qarë.

Arba Bekteshi është një gjashtë kërkuesit. Ajo e vendos vëmendjen te përhapja në rrugët e qytetit të lajmërimeve të vdekjeve.

Apo te pompoziteti i memorialëve që njerëzit i kushtojnë të ndjerëve.

Ndryshime të cilat vijnë si reagime ndaj mënyrës se si imponohej përjetimi i vdekjes në realizmin socialist.

Kërkimi i saj është vetëm fillimi i krijimit të një ideje më të qartë të raportit të njeriut me stacionin e tij të fundit të jetës.

Tv Klan