Pas 44 vjetësh Peruja kalon në finalen e Copa America ku do të sfidojë vendin organizator Brazilin.

Përfaqësuesja peruane eliminoi kampionin në fuqi Kilin me fitoren 3 – 0 në Porto Alegre. Flores dhe Yotun realizuan në pjesën e parë, ndërsa Guerrero minutat e fundit të takimit vulosi kualifikimin surprizë të peruanëve.

Skuadra kiliane edhe pse krijoi më shumë raste veçanërisht në pjesën e dytë nuk mundi të shënonte. Peruja do të luajë një finale pas më shumë se katër dekadash, aq sa ka pa e fituar Copa America ku ka triumfuar 2 herë. Brazilin që synon trofeun e nëntë të Copa Amerika e mundi thellë 5 me 0 Perunë në fazën e grupeve. Ndeshja që do të vendosë kampionin e ri të Amerikës së Jugut do të zhvillohet të dielën në Rio De Zhaneiro.

Tv Klan