Përurimi i shkollës “Gjon Buzuku” – (26 Nëntor 1999)


Përurimi i shkollës “Gjon Buzuku” – (26 Nëntor 1999)

15:21 26/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qindra nxënës të shkollës 8-vjeçare “Gjon Buzuku” kanë festuar sot përurimin e rikonstruktimit të shkollës së tyre. Janë dashur 3 muaj punë dhe një mësim i organizuar me turne që shkolla të ndërronte fytyrë. Të pranishëm në ceremoninë përuruese ishin Ministri i Arsimit Et’hem Ruka, Ambasadori Francez, dhe Zonja e Pare Lidra Mejdani.

Rikonstruktimi i kësaj shkolle bëhet dhuratë nga popujt e Bashkimit Europian dhe një shoqatë franceze. “Gjon Buzuku” është një nga shkollat, që në 7 Qershor hapi dyert edhe për fëmijët kosovarë. Një shkollë e standarteve europiane ndihmon edhe në përgatitjen e brezit të ri./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti





Të ngjashme