Me “Ecjen për liri” kanë vazhduar pasdite aktivitetet në Prishtinë. Ish-presidenti Clinton dhe ish-sekretarja Albright kanë ecur në këmbë nga hoteli ku qëndronin në qendër të Prishtinës deri te sheshi i quajtur Madeleine Albright, ku edhe u zbuluar busti i saj.

Jam shumë e nderuar që të kem një bust në Prishtinë. Faleminderit shumë për këtë nder kaq të madh. Ky vend do të thotë shumë për mua”, tha ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Më pas së bashku vizituan edhe Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton ku u zbulua edhe pllaka me emrin e tij.

Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetar i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën. Nëse i bindeni ligjit, nëse punoni shumë, do të mundet urrejtja përmes dashurisë. Kjo është porosia për Kosovën”, tha Clinton.

Ai u përshëndet me qytetarë të shumtë të cilët mbanin fotografi të para 20 vitesh kur kanë hyrë trupat e KFOR-it në Kosovë.

Tv Klan